Jose Mourinho nga sot nuk është më trajner i Romës. Pas një sërë rezultatesh të këqija, portugezi u shkarkua dhe drejtuesit e klubit punësuan legjendën e klubit Daniele De Rossi në vend të tij.
Ikona e klubit Daniele De Rossi do të ulet në pankinën e Romës, për të cilin kjo do të jetë eksperienca e dytë si trajner.
40-vjeçari De Rossi më parë drejtoi SPAL-in në sezonin 2022/2023. Ai nuk bëri emër si trajner dhe në 17 ndeshje të luajtura regjistroi tri fitore, gjashtë barazime dhe tetë humbje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/