Muçi flet për bashkëpunimin me Salah: Do ta ndihmojmë gjatë gjithë sezonit

Ernest Muçi foli dje për mediat turke përpara fillimit të ndeshjes kundër Ferencvaroshit. Sulmuesi shqiptar ka shprehur kënaqësinë e tij për faktin që këtë sezon do të ketë një lojtar si Mohamed Salah në skuadër. Muçi ka thënë se gjatë gjithë sezonit do të përpiqen të ndihmojnë sulmuesin egjiptian, si dhe ai do t’i ndihmojë ata.

“Jemi të kënaqur që Mohamed Salah na është bashkuar! Gjatë gjithë sezonit, ne do ta ndihmojmë atë dhe ai do të na ndihmojë ne. Duhet të mësohemi me njëri-tjetrin përmes seancave stërvitore. Besoj se duke punuar mirë gjatë gjithë sezonit, mund të arrijmë diçka”, ka thënë Ernest Muçi./Sport Ekspres/