“Mund të ishte treguar egoist”, trajneri falenderon publikisht Myrto Uzunin: Po bën një sforcim! Zemra do shumë, por këmbët ndjejnë lodhje

Granada do të përballet neser me Realin e Madridit në kuadër të javës së 38 të La Ligës. Trajneri i bardhekuqve ka falenderuar publikisht Myrto Uzunin, pasi sipas tij sulmuesi shqiptar po bën një sakrificë për faktin se luan i dëmtuar.  Sandovali ka thënë se këtë javë stërvitja e lojtarit beratas ka qenë e tillë në mënyrë që Uzuni të ishte i gatshëm për përballjen kundër Realit të Madridit.

“Po bën një sforcim për të kapur planin e ndeshjes. Ka javë që ndjen më shumë dhimbje, si në javën e shkuar, që në fund nuk mundëm ta rreshtonim në formacion, sepse sapo zbriti nga autobusi në Sevija ndjeu dhimbje. Përmiqemi të mos e sforcojmë, sepse na duhen njerëz janë 100% në formë, pasi praktikisht ka raste kur je kaq i pafuqishëm sa që edhe pse zemra do shumë, këmbët ndjejnë dhimbje. Sot e rezervuam në pjesën e fundit që tendina të mos ketë inflamacion dhe që të jetë në gjendje të përkryer për ndeshjen e nesërme. E vërteta është se e falenderojmë sforcimin që po bën, pasi duke parë të ardhmen, mund të ishte më shumë egoist“, ka thënë Sandovali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/