“Mund të kishim bërë më mirë”! E barazoi Tiranën nga 0-2 në 2-2, Mirel Josa: Nuk është pak, jam i kënaqur

“Mund të kishim bërë më mirë”! E barazoi Tiranën nga 0-2 në 2-2, Mirel Josa: Nuk është pak, jam i kënaqur

Tirana ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes, këtë herë me Laçin. Bardheblutë e kishin ndeshjen në dorën e tyre teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2. Goli i Hasanit dhe më pas i Abazajt vendosi pjesën e parë duke krijuar idenë e fitores për kryeqytetasit.

Por me nisjen e pjesës së dytë, ishte pikërisht autogoli i Najdovskit që ngushtoi diferencat. Në minutat e fundit Melo arriti që të barazojë rezultatin në 2-2. Nga krahu tjetër, Erzeni dhe Kukësi janë nadarë në paqe duke mos arritur më shumë se barazimi 0-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Ahmataj: “Në pjesën e parë kishim një ndeshje perfekte, mund ta kishim trefishuar rezultatin. Euforia është shumë e rrezikshme, futbolli të ndëshkon. Skuadra duhet të ushtronte presion më lart në pjesën e dytë, por u tërhoqën për shkak të euforisë së pjesës së parë, të një ndeshje perfekte. I lamë shumë terren Laçit, nuk duhej lejuar. U ul shumë agresiviteti dhe lufta, duhej ta mbanim kundërshtarin larg portës tonë. Ne çdo ditë punojmë për të arritur në vendet e para, të shkoj sa më larg, nuk ka kaluar as gjysma e garës. Sic kemi ne luhatje, do të kenë edhe të tjerët”.

Mirel Josa: “Në pjesën e parë kishim disa difekte gjatë lojës, nuk e qarkulluam topin në mënyrën e duhur. Në pjesën e dytë loja u rregullua disi. U futëm menjëherë për të bërë presing në pjesën e dytë, shënuam golin e parë dhe duhej të vendosnim më shumë në presion Tiranën aty. Megjithatë duke parë se ishim 0-2 kundër një ekipi si Tirana, duhet të them se jam i kënaqur. Kishim një kujdes shumë të vecantë në krahët e Tiranës”.