“Mund t’ju them se do jap gjithçka”! Ekipi i Premier League firmos me Armando Brojën, tani është zyrtare

Armando Broja është prezantuar zyrtarisht në ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Burnley nga sot, teksa është larguar përfundimisht nga Chelsea. Tanimë jo në formën e huazimit, Broja ka gjetur shtëpinë e re në Premier League dhe vendin ku pritet që të shpërthejë në të ardhmen.

Broja do të jetë pjesë e Burnley për pesë vitet e ardhshme. Një kontratë e gjatë që tregon gjithë besimin që ka Burnley te ky sulmues, përkundër gjithë dëmtimeve të tij në vitet e fundit dhe faktit që nuk e ka shfaqur dot veten. Jo vetëm në kontratën afatgjatë, por edhe në shumë e hedhur, Burnley tregon shpresën te shqiptari.

Jo pak, por rreth 22 milionë euro janë hedhur nga anglezët në drejtimin e Chelsea për të blerë kartonin e Brojës. Shumë kanë ngritur diskutime dhe pyetje nëse ky është hapi i duhur për yllin e Kombëtares pas dëmtimeve të shpeshta në Premier League. Disa sygjeronin ndërrimin e kampionatit, por në fund Broja vendosi për Burnley.

Firma është hedhur në kontratë dhe ndryshe nga koha te Ipsëich ku Broja u dogj në teste mjekësore, këtë herë testet mjekësore janë kaluar pa problem duke treguar se sulmuesi nuk vuan asnjë shqetësim fizik.
Në postimin e zyrtarizimit të Brojës nga Burnley janë edhe fjalët e para të sulmuesit shqiptar pask ëtij transferimi. “Jam shumë i emocionuar që të jem një lojtar i Burnley. është shumë pozitive për mua fakti që iu bashkua këtij klubi para nisjes së Premier League dhe mezi pres që të fillojë nga puna.

Unë ndihem mirë dhe jam gati për këtë sfidë dhe që të luajë për këtë skuadër. Mund ta ndiejë që tani mbështetjen nga tifozët e Burnley. Mund t’iu them se do të jap gjithcka për këtë klub dhe për këtë skuadër”, tha Armando Broja. Një lojtar i Burnley për 5 vitet e ardhshme, Broja mbetet ende pjesë e Premier League dhe vazhdon të dallojë duke luajtur në një kampionat që shqiptarët nuk e prekin dot si tokë, pavarësisht dëmtimeve dhe kohëve jo të mira të kaluara së fundmi. /Sport Ekspres/