Tirana ka njoftuar trajnerin e ri të ekipit të parë. Bëhet fjalë për Erbim Fagun, i cili i njeh shumë mirë bardheblutë. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi kryeqytetas, por ajo që duhet theksuar është fakti se nuk ka ardhur ende një njoftim nga Tirana për largimin e Julian Ahmataj, i cili ishte në drejtimin e ekipit deri tani.
“MIRËSEVJEN ERBIM FAGU! Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu.
Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu në statusin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës.
Fagu është tekniku i cili ka dhën kontribut të madh gjatë gjithë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt tiullit kampion. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje trajnerit Erbim Fagu! Në zemër gjithmonë bardh e blu!”, ka shkruar klubi.