Ndërrimi jetë i babait! Lionel Mesi qëndron në Argjentinë, nuk dihet se kur do kthehet për të luajtur futboll

Lionel Messi ka marrë vendimin për të qëndruar në Argjentinë për një periudhë të pacaktuar, teksa po kalon kohë pranë familjarëve të tij gjatë një periudhe të vështirë familjare, pas ndërrimit jetë të babait. Sipas raportimeve të fundit, kapiteni i Argjentinës nuk ka vendosur ende një datë konkrete për rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, mbetet e paqartë edhe momenti kur Messi do të jetë sërish në dispozicion të Inter Miamit.

Largimi i përkohshëm nga aktiviteti futbollistik vjen në një moment të rëndësishëm për klubin amerikan, i cili mbështetet shumë te eksperienca dhe cilësitë e yllit argjentinas. Messi ka qenë një prej figurave kryesore të skuadrës që prej transferimit të tij në MLS, duke luajtur një rol vendimtar në rezultatet dhe sukseset e fundit të ekipit. Megjithatë, në këtë moment prioriteti i tij duket të jetë familja. Klubi dhe tifozët e Inter Miamit pritet të respektojnë vendimin e futbollistit, ndërsa rikthimi i tij do të varet nga situata familjare. Për momentin, nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e Messit në SHBA dhe as një konfirmim se kur ai do të luajë sërish me Inter Miamin. /Sport Ekspres/