Ndeshje që çdo lojtar ëndërron ta luajë, Berat Gjimshiti do të udhëheqë Atalantën përballë Realit të Madridit

Mbrëmjen e nesërme do të luhet Superkupa e UEFA-s. Atalanta e Gasperinit do të sfidojë ata që ndryshe quhen “mbretërit e Europës”, Realin e Madridit. Sigurisht që të luftuarit për trofe përballë një nga klubeve më të mëdha të botës, do të ishte ëndërr për çdo lojtar.

Një ëndërr të cilën Berat Gjimshiti do ta bëjë realitet mbrëmjen e nesërme. Mbrojtësi shqiptar, i cili finalen e fundit me Atalantën e luajti me shiritin e kapitenit në krahë, do të ketë detyrën e vështirë për të mbajtur larg portës yje si Viniciusi, Bellinghemi apo Mbapeja. Një ndeshje e tillë të vjen rrallë herë në karrierë dhe Gjimshiti duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë mundësi për të marrë në duart e tij një tjetër trofe europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/