Dembeleja e la jashtë listës për Topin e Artë, Jamali: Normale, nuk iu ka pëlqyer kur jemi përballur bashkë

Lamin Jamali i është kundërpërgiigjur Usman Dembelesë përmes një konference për shtyp. Sulmuesi francez e la Jamalin jashtë listës së tij për fituesin e Topit të Artë, çka nuk i ka pëlqyer yllit të Barcelonës. Ky i fundit ka ironizuar me faktin se Demele ka përzgjedhur Mbapenë për shkak të miqësisë që kanë me njëri-tjetrin. Më tej Jamali ka kujtuar faktin se i ka mposhtur të dy në përballjet direkte dhe kjo ndoshta nuk ju ka pëlqyer.

“Ai është shoku i Kilian Mbapesë, apo jo?Jam shumë i lumtur me sezonin që pata. Mendoj se çdo herë që përballeshim me njëri-tjetrin, ndoshta bëja diçka që i bënte ata të mos më pëlqenin! Dhe kjo është normale. Marrëdhënia ime me Usmanin (Dembelenë) është shumë e mirë dhe e kuptoj që ai dëshiron të zgjedhë lojtarë të tjerë. Por jam shumë i lumtur me atë që dhashë këtë vit dhe jam i bindur se të gjithë e panë, edhe nëse ai nuk e pa”, ka deklaruar Lamin Jamali./Sport Ekspres/