Shqipëri-Kroaci ishte një ndeshje mjaft emocionuese, që u luajt me intensitet deri në sekondën e fundit. Kuqezinjtë barazuan 2-2 në minutën e 95, duke i hequr fitoren nga duart kroatëve. Trajeri Zlatko Daliç ka thënë pas ndeshjes se nuk e priste një histori të tillë pas dy ndeshjeve të para në Europian. Ai është shprehur se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe se gjithë mundi i pjesës së dytë iu përmbys në 5 minutat e fundit.
“Nuk është e lehtë. Një ndeshje shumë e vështirë dhe dy pjesë të ndryshme. Në të dytën ne bëmë më të mirë. Morëm epërsinë 2-1 dhe pësuam atë gol. Shumë i paleverdisshëm, por gjithçka është ende në duart tona. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Le të shkojmë kundër Italisë tani, asgjë nuk është humbur ende.
Kur ishim në avantazh duhet ta kishim mbajtur më tepër topin. Thejsht ishim shumë të ngadaltë. Goli mund të ishte parandaluar. E mbajtëm kundërshtarin lart për 45 minuta, asgjë nuk mund të na ndodhte. Më pas në 5 minutat e fundit gjithçka u kthye përmbys.
I themi faleminderit tifozëve, të cilët nga mbështetën kur po humbisnim Është e vështirë kur pëson gol në minutën e fundit, por kur shikon pjesën e parë, është mirë. Thjesht nuk funksionoi, shumë të ngadaltë dhe pasivë. Pjesa e dytë është një indikator se si duhet të jemi. Më vjen keq që u tërhoqëm pas në mënyrë të panevojshme në fund, por nga mungonte fuqia. Nuk e prisnim një histori kaq të vështirë në dy ndeshjet e para të turneut”, ka deklaruar Zlatko Daliçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/