Një nga yjet që shkoi në Arabinë Saudite këtë verë është Karim Benzema. Mirëpo me të duket se gjërat nuk janë në mënyrën më të mirë dhe këtë e tregon situata e sapokrijuar.
Karim Benzema u largua nga Real Madridi këtë verë, për habinë e shumëkujt. Sulmuesi francez me origjinë algjeriane vendosi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite në skuadrën e Al Ittihad.
Siç raportojnë mediat e huaja, ai prej kohësh është në një marrëdhënie të keqe me klubin e tij.
Karim Benzema shkoi me pushime më shumë se tre javë më parë. Destinacioni i pushimeve të sulmuesit të famshëm ishte Mauritius. Ai mbërriti në klub me 17 ditë vonesë, siç tha një burim i paidentifikuar për mediat e huaja.
“Benzema mbërriti në Arabinë Saudite të enjten në mbrëmje, 17 ditë vonesë. Ai duhej të kthehej më 2 janar. Klubi është i mërzitur nga ajo që ndodhi sepse nuk mundën ta kontaktonin për dhjetë ditë,” tha burimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/