Sonte në mbrëmje do të luhet përballja mes Shqipërisë dhe Italisë. Tashmë dihet se do të ketë një dominim shqiptarësh në tribuna dhe humbjen e parë, e kanë pranuar edhe vetë mediat italiane.
Një titull interesant vjen së fundmi nga “La Gazzetta dello Sport”, që shkruan një artikull dhe e hap me titullin: “Në Dortmund ka pushimë shqiptarësh, por tek tifozët italianë do të luajnë…Del Piero dhe Marotta”. Media italiane e di se nuk do të ketë shumë nga ngjyrat e tyre për t’u parë në tribunat, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët, por të paktën do të shohin Marotën dhe Del Pieron. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/