Në Spanjë tregojnë se te Real Madrid po vjen oferta e çmendur, 500 milionë euro për Vinicius Junior

Mediat nga Spanja pohojnë se në ditët në vijim një nga klubet nga Arabia Saudite do t’i ofrojë skuadrës së Real Madridit 500 milionë euro për Vinicius Junior. Vinicius është i njohur me interesimin nga Arabia Saudite, por edhe me rrogën që mund të ketë, por ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i tij.

Nëse do ta pranonte ofertën, braziliani do të fitonte një miliardë euro në pesë vjet dhe do të bëhej fytyra e Arabisë Saudite për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2034. Oferta zyrtare ende nuk ka mbërritur te Reali, por mediat spanjolle pretendojnë se drejtuesit e Real Madridit janë të vetëdijshëm për gjithçka dhe vetëm presin që oferta të arrijë, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë lojtari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/