Sasuolo është kualifikuar në raundin e dytë të Kupës së Italisë. Jeshilzinjtë kanë mposhtur sot Çitadelën me rezultatin 2-1. Titullar në këtë përballje ishte edhe Nedim Bajrami, i cili dha kontributin e tij në suksesin e Sasuolos.
Mesfushori shqiptar dha asistin në golin e parë të takimit, që u shënua në minutën e 45 nga Mulatieri. Çitadela barazoi përkohësisht në minutën e 48 me anë të Baldinit, por Laurenti vulosi fitoren e Sasuolos 10 minuta më vonë. Kështu, Sasuolo kalon në turin e dytë të Kupës së Italisë, ndërsa Kastrati me Çitadelën e tij eliminohet përfundimisht nga ky kompeticion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/