Nga Turqia në Iran, Sokol Cikalleshi zyrtarizohet te skuadra e tij e re

Sokol Cikalleshi është prezantuar sot në skuadrën e tij të re. Sulmuesi shqiptar shpalli largimin nga Koniaspori pak ditë më parë dhe tashmë është gati për aventurën e tij të re. Lojtari kavajas ka udhëtuar nga Turqia drejt Iranit, ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Cikalleshi është zyrtarizuar sot në radhët e Traktorit. Klubi në fjalë luan në elitën e futbollit iranian. Kampionati është në javën e tij të dytë dhe Traktori gjendet në vendin e 2-të me 4 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/