Partizani i Abaliajt ka marrë katër fitore radhazi në minutat shtesë. Të kuqtë numërojnë 5 fitore në ndeshjet e fundit, radhazi, teksa gjithçka nisi me atë 4-3 ndaj Kukësit. Më pas Partizani nisi të fitonte kundër Tiranës, Erzenit, Teutës dhe Laçit në minutat e fundit.
Ngjashmëria është e frikshme mes këtij ekipi dhe Interit të Mancinit, të sezonit 2015-2016. Rezultatet janë thuajse identike teksa në atë sezon Interi fitonte 6 ndeshje radhazi me vetëm një gol diferencë. Madje ashtu si Partizani-Kukësi që përfundoi 4-3 ku niset ecuria positive e Partizanit, edhe në atë kohë ishte Interi që fitoi me shifrat 4-3 ndaj Empolit për të nisur fitoret radhazi.
Të gjithë ndeshjet e tjera përfunduan 1-0, 2-1, duke bërë kështu rastin e ngjashëm, me ndryshimin e vetëm që Partizani fiton vetëm në minutat e fundit. Por sigurisht që Partizani uron që të mos ketë të njëjtin fat me Interin e atij sezoni pasi nuk doli kampion. /Sport Ekspres/