Një dhuratë e madhe vjen për Ilir Dajën? Dinamo nuk përmbahet, tenton mbrojtësin e shumëkomentuar të Kombëtares

Ilir Daja është zyrtarizuar te Dinamo! Ky është padyshim afrimi më i madh që ka bërë Dinamo në vitet e fundit teksa trajneri në fjalë e ka dëshmuar veten dhe se çfarë është i aftë që të bëj në futbollin mbarëshqiptar.

Por nëse Daja vjen në pankinë, me siguri që projekti është ambicioz, nuk mund të ndodh ndryshe. Në media është folur për një kalim të mundshëm të Frederik Veselit te Dinamo. Mbrojtësi i shumëkomentuar i Kombëtares është aktualisht pa ekip pas aventurës së fundit në Turqi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/