VIDEO/ Atmosferë festive në kampin e Kombëtares, mbrojtësi kuqezi feston 30-vjetorin

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve. Pas fitores me San Marinon, tashmë kuqezinjtë po stërviten për sfidën e së shtunës kundër Finlandës. Atmosfera në kampin shqiptar duket tejet pozitive.

Përpos dy fitoreve të siguruara deri më tani, lojtarët kishin një arsye shtesë për të festuar mbrëmjen e sotme. FSHF-ja ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga ditëlindja e Ardian Ismajlit, i cili sot feston 30-vjetorin. Lojtarët shihen të qeshur në fytyrë dhe të gjithë e kanë uruar shokun e tyre të skudrës në këtë ditë të shënuar të jetës së tij./Sport Ekspres/