Juventusi vazhdon të shfaqë oshilacione. Pas fitores kundër Mançester Sitit, bardhezinjtë nuk kanë arritur të mposhtin dot vendin e fundit të Serisë A. Venecia ka ndalur “zonjën e vjetër” në Torino në një barazim 2-2.
Gati zhbllokoi rezultatin në minutën e 19 të takimit, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të lehtë për bardhezinjtë. Por Venecia bëri befasinë e madhe në pjesën e dytë. Fillimisht Elertsoni në minutën e 61-të dhe më pas Ixhesi në të 83-tën përmbysën rezultatin në favor të skuadrës veneciane.
Ndërkohë ishte një penallti e fituar në minutën e 95 ajo që shpëtoi Juventusin nga turpi. Dushan Vlahoviçi u tregua i saktë nga 11 metrat, duke nxjerrë “zonjën e vjetër” me një pikë nga fusha e lojës./Sport Ekspres/