Merkato e janarit i ka hapur rrugët sulmuesit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Rei Manaj për të nisur një aventurë të re. Sipas asaj që mëson Kubi Sportiv në EuroNews Albania, ndërkombëtari shqiptar ka vendosur të ndryshoj ambient dhe arsyeja është plotësisht financiare. Manaj ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin kinez Zhejiang FC, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.
Ky transferim shënon një kapitull të ri në karrierën e tij jashtë Evropës, pas periudhës së fundit te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku spikati me golat e tij. Zhejiang synon të forcojë repartin ofensiv me përvojën ndërkombëtare të Manajt dhe të rrisë konkurrencën në kampionatin kinez. Emri i sulmuesit të kombëtares u lidh me një rikthim në Turqi, por në fund Manaj ka vendosur të provojë eksperiencën në Kinë.