Mirlind Daku dhe Arbnor Muja kanë munguar në listën e fundit të publikuar nga Silvinjo për miqësoret e marsit. E gjithë vëmendja është përqendruar te sulmi për shkak të mbingarkesës së madhe, me lojtarët tanë që janë më në formë se kurrë.
Ndërkohë në mbrojtje është harruar fakti se këtë herë mungon Arlind Ajeti. I ftuar në Koha Shtesë, gazetari Lorik Gashi ka komentur edhe këtë rast. (Emisionin e plot në Koha Shtesë e gjeni në videon më poshtë)
“Për mendimin tim, Arlind Ajeti do të jetë me patjetër pjesë e Europian. Ngeljen jashtë për këto miqësore, mendoj se Silvinjo do të shoh lojtarët e tjerë pasi e ka të qartë se çfarë është i aftë që të bëj Ajeti, e shoh me patjetër në Europian. Nuk e shpjegoj dot ndryshe”, tha Gashi. /Sport Ekspres/