César Barrenechea Montero, analist i arbitrave për Mundo Deportivo, ka komentuar rastet e diskutueshme në ndeshjen mes Real Madrid dhe Barcelonës. Madrilenët fituan me shifrat 3-2, në një takim që pati realisht shumë raste të diskutueshme kundër Barcelonës.
Për të ndaluar te rasti i penalltisë së fituar nga Vasquez, Cesar u shpreh: “Për mendimin tim nuk ishte penallti. Mendoj se Vasquez mashtroi arbitrin në kontaktin me Cubarsi, arbitri vërshëlleu se pa kontakt. Por kontaktin e kërkon lojtari i Realit, nuk ishte ndërhyrja e Cubarsit që e solli”, tha Cesar.
Nga krahu tjetër, analisti u shpreh se Barcelonës iu mohua penalltia në minutën e 58 për kontaktin mes Rudiger dhe Lopez. “Është pengesë me kontakt, dënohet direkt me penallti. Nëse është në zonë, është penallti. Për më tepër, mbrojtësi i Realit nuk dëshiron të luajë me topin dhe nuk ka interes fare për topin”, përfundoi Cesar. /Sport Ekspres/
Seguimos sumando, hoy han decidido hacer historia gorda ??pic.twitter.com/VkljEbb56r
— ?? (@amin_fcb10) April 21, 2024