Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani do të presin çiftin Egnatia-Partizani, për të parë se më kë do të ndeshen në fund. Në emisionin “Max Sport”, është diskutuar edhe për një përleshje të ndodhur pas ndeshjes, ku presidenti i Dinamos, Bardhi, është konfliktuar me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmanin. Gazetari Drilon Xhepollari ka sjellë raportimin e tij sa i përket këtij incidenti:
“Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Air Albania. Presidenti i Dinamos, Bardhi, goditi me grusht drejtorin e Vllaznisë, Osmanin. Më pas është dashur ndërhyrja e policisë. Osmani ka kërkuar që të bëj një deklaratë në polici për të shpjeguar se çfarë ndodhi. Ndërkohë Osmani ka diskutuar edhe me presidentin e Vllaznisë në lidhje me këtë rast. Një situatë e paprecedent, në përfundim të ndeshjes, presidenti Bardhi e përshëndetin e Vllaznisë, u takuan dhe më pas u largua drejt dhomave të zhveshjes, atje ku ndodhi edhe kjo skenë. Mbetet të shihet nëse do të ketë një denoncim nga Tefik Osmani, që e ka kërkuar një gjë të tillë”, tha Xhepollari.
Gjithashtu një reagim në lidhje live për këtë emision kishte edhe Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë. “Mua më duhet të festoj sot. Nuk isha prezent në sherr, thjesht pamë një rrëmujë të madhe dhe nuk pata kohë të mësoj gjë. Ne duhet të fokusohemi te futbolli. Të gjithë kemi momente emocionale, por ne jemi për futboll këtu. Nëse dikush ka bërë dicka, atëherë janë organet e rendit që do ta zgjidhin, kushdo qoftë ai. Jemi miq me presidentin e Dinamos, nuk e di se çfarë ndodhi, unë prej mediave e mësova edhe vetë. Ne nuk kemi dalë për të bërë mundje klasike këtu”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/