Nuk ka fitues mes skuadrave, Kukësi dhe Teuta largohen me rrjeta të paprekura nga fusha

Nuk ka fitues mes skuadrave, Kukësi dhe Teuta largohen me rrjeta të paprekura nga fusha

Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0 përballja mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 15 të “Abissnet Superiore”-s. Nuk ka pasur fitues mes skuadrave, megjithëse nga të dy krahët kërkonin vetëm 3 pikët. Kukësi dhe Teuta kanë mbajtur rrjetat të paprekura përgjatë 90 minutave, duke mos shfrytëzuar kështu rastet e krijuara në fushë. Bregdetarët mbeten në vendin e fundit në tabelën e renditjes, ndërsa Kukësi ngjitet në vendin e 7 me 16 pikë të grumbulluara deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/