Marash Kumbulla u kthye në stol për herë të parë në ndeshjen e fundit që zhvilloi Roma. Por mbrojtësi shqiptar nuk gjen paqe. Pasi la dëmtimin e ligamenteve, vjen një tjetër shqetësim. Gjatë përgatitjeve për ndeshjen me Milanin, Kumbulla ka ndierë sërish probleme për shkak të mingarkesës.
Për këtë arsye është lënë jashtë listës së skuadrës së Romës për ndeshjen e sotme me kuqezinjtë. Ekzistonte frika se Kumbulla mund të kalojë një tjetër dëmtim dhe kryeqytetasit janë munduar ta evitojnë duke e lënë pushim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/