“Nuk mund ta shihja dot ndeshjen”, Arteta rrëfen përjetimin e fitimit të titullit: Erdhi djali duke qarë, më tha ‘babi jemi kampionë’

Arsenali është kampioni i Premier League-s pas 22 viteve. Puna prej disa sezonesh e Mikel Artetës mori më në fund shpërblimin e merituar. Trajneri i Arsenalit ka folur sot për mediat, ku ka treguar përjetimin e tij mbi fitimin e këtij trofeu. Ai ka rrëfyer se nuk mundi ta shihte dot ndeshjen e Manchester City-t, barazimi i të cilit i shpalli “topçinjtë” kampionë një javë para fundit të kampionatit. Arteta u shpreh se pas përfundimit të lojës, djali i tij i madh iu afrua dhe i tha duke qarë: ‘Babi, jemi kampionë’.

“Ndoshta nuk e kuptoni. Një nga ndjesitë më të mira që kam pasur ndonjëherë. Duhej të shkoja këtu në Colney për të parë ndeshjen me djemtë dhe stafin, sepse kjo ishte ajo që donin, por nuk munda. Mendoj se 20 minuta më vonë, para ndeshjes, më duhej të largohesha, nuk munda të sillja energjinë që doja. Mendoja se ishte e tyre për ta parë dhe për të parë se cili do të ishte rezultati…

Shkova në shtëpi. Dola jashtë në kopsht. Fillova të ndezja zjarr dhe fillova të bëja pak barbeque. Nuk pashë asgjë. Dëgjoja vetëm disa zhurma në sfond, në dhomën e ndenjes. Dhe papritmas, ndodhi magjia…

Djali im më i madh hapi derën e kopshtit. Ai filloi të vraponte drejt meje, filloi të qante, më përqafoi dhe tha, ne jemi kampionë, babi. Pastaj erdhën dy djemtë e mi të tjerë dhe gruaja ime dhe ishte e bukur. Vetëm të shihja atë gëzim tek ata, që janë gjithmonë me mua, ishte magjike”, ka treguar Mikel Arteta./Sport Ekspres/