Opinion nga Altin Sulçe/ Trekëndëshi i Djallit i Silvinjos, jo më kot paguhet sa gjithë lagja ime…

Opinion nga Altin Sulçe

Gjeometria në futbollin modern është gjthmonë prezente, sigurisht edhe Kombëtarja jonë që punon shume për të pasur raporte të drejta në fushën e lojës. Të thuash që Kombëtarja nuk funksionon nuk e thua dot për tërë njësinë, por kur ndeshja mbaron, ti ndihesh ende i pangopur, sikur ndeshja të mos ishte zhvilluar, thuajse fare. Pra në sektorë të veçantë kemi probleme.

Këtë e konstatuam edhe një herë tjetër në fitoren e fundit përballë Letonisë. Luajmë mirë, por kur fusim ne lojë trekëndëshin e fundit, topi ngatërrohet, bëhet pal përtaç, i pabindur, nuk ka saktësi dhe mbi të gjitha nuk ka mendi. Një trekëndësh që nuk funksionon, ngatërron e shkatërroon një punë të tërë.

Ky është si trekëndëshi i Bermudës, i njohur edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar qe mbart mistere pa fund.

Edhe Trekëndëshi i Silvinjos, nuk ka gjetur karar që nga largimi i Cikalleshit, që atëherë, thjesht s’nuk, diçka kërcet. Armando Broja, në vend të gabuar, Daku jashtë, Manaj brenda, Hoxha in and out, Asani nga yjet ka zbritur në pankinë. Uzuni nuk di vendin, Bajrami nuk është winger.

Çfarë po ndodh? Silvinjo nuk është i qartë vetë dhe kjo paqartësi nuk sjell rezultat te eksperimentet. Por përse është gjithmonë kaq e vështirë? Nuk ka nevojë për shpikje, zgjidhja është aty jo shumë larg, në Anglinë që Silvinjo e njeh mirë.

Ja po e ndihmoj unë, majtas ka gati Anis Mehmeti, super në Angli. Dy të tjerët e trekëndëshit gjeji vetë se prandaj paguhesh sa gjithë lagjia ime…. /Sport Ekspres/