Partizani është zhendosur në Antalia për të kryer fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit. Orges Shehi do të ketë mundësinë t’u injektojë lojtarëve mënyrën e tij të lojës, në mënyrë që të jenë gati në momentin kur të rinisë kampionati. Ish-trajneri i Tiranës do të drejtojë nesër për herë të parë të kuqtë në një test miqësor kundër Volendamit. Klubi Partizani ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se kjo ndeshje do të transmetohet falas për të gjithë sportdashësit nëpërmjet ‘Partizani Channel’.
“Ekipi ka mbyllur sot ditën e 3-të të përgatitjeve në Antalia të Turqisë. Të premten kampionët do të zhvillojnë edhe testin e parë ndaj hollandezëve të Volendam. Miqësorja Partizani – Volendam e cila luhet në orën 13:00 do të trasmetohet drejtpërsëdrejti në ‘Partizani Channel’”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/