Agustin Kola, legjenda e futbollit shqiptar kaloi momente jo të mira. Në media u mësua lajmi se legjenda ishte shtruar në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë. Megjithatë kjo duket se i përket të kaluarës pasi Kola e ka rifituar gjendjen e tij si më parë dhe pritet që të dalë nga spitali brenda pak ditësh. Në një prononcim për “Top Channel”, Kola dha edhe një mesazh emocionues teksa ishte i shtruar në QSUT.
“Të them të drejtën i dua shumë, jam shumë mire, këto lot më shkojnë nga gëzimi, ju dua shumë, janë lot gëzimi jo dhimbjeje. Pa ju ça do isha unë… Gjendja ime është shumë e mirë dhe të them të drejtën edhe doktorët janë shumë të mirë, nga infermieret, pastrueset nga të gjithë. Nuk jam tip servili i them këto gjëra nga zemra. Të them të drejtën gatitu më kanë qëndruar, më kanë njohur, kemi qëndruar e kemi biseduar, por ndonjëherë edhe fjala të shëron. Kisha një shqetësim stomakun prandaj duhet të bëjmë kujdes me ushqimet edhe pse unë nuk kam ndonjë ngarkesë të madhe. Kam pas ngarkesa me sportin, por përsëri sporti është i bukur, të jep jetë”, tha Kola. /Sport Ekspres/