Një lojtar egjiptian ka pësuar një atak në zemër gjatë ndeshjes dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij. Në ndeshjen mes Future dhe Al Ittihad, Ahmed Refat pësoi një atak në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital. Klubi i tij ka lëshuar një deklaratë për shtyp:
“Zemra e Ahmed Refatit ndaloi për më shumë se një orë, falë të gjitha përpjekjeve për ringjallje nga stafi mjekësor pranë stadiumit, rrahjet e zemrës së tij u përmirësuan gradualisht. Megjithatë, gjendja e tij ende nuk është stabile. Klubi është duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe ne do ta informojmë publikun për çdo gjë”, thuhet në deklaratën e ekipit. /Sport Ekspres/
?????? ????? ?? ???? ???? ??????? ???? ??????? ?????? ?????? ?????? ?????? ? pic.twitter.com/2ztXduUJxf
— OnTime Sports (@ONTimeSports) March 11, 2024