A do të luajë Partizani-Dinamo, për një biletë, në një ndeshje finale me tek ndeshje? Kjo është pyetja që të gjithë shtrojnë dhe gjasat janë reale, që spektakli të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Partizani i Kërnajës është për t’u duartrokitur! Trajneri i ri e ka fituar bastin e tij dhe padyshim meriton duartrokitje, fakti që Partizani është sot këtu, duke luftuar për një vend në Europë, është në saj të punës së tij.
Ndërkohë Dinamo ndodhet vetëm një pikë mbrapa Partizanit, në vendin e pestë. Deri në fund të kampionatit janë edhe gjashtë takime, por ndeshja e fundit është ajo direkte, Partizani-Dinamo. Nëse pas pesë ndeshje, Partizani dhe Dinamo do të kenë të njëjtën ecuri, atëherë bileta e fundit për Final Four do të vendosej në një duel direkt. /Sport Ekspres/