Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa kanë mbetur vetëm tre javë nga fundi. Gara është bërë shumë interesante, me luftë të fortë si për një vend në “Final Four” ashtu edhe për mbijetesën.
Java e 34-t që do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:30, sjell përballje shumë interesante dhe vendimtare. Katër vendet e para të renditjes do të përballen mes tyre, në dy sfida që priten me shumë interes.
Kryesuesit e Egnatias do të udhëtojnë drejt “Arenës së Demave” për t’u përballur me Partizanin, ndërkohë që në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Dinamo City-n. Vllaznia është shumë pranë realizimit të objektivit për të qenë në “Final Four”, ndërsa për Partizanin situata është komplikuar ndjeshëm pas humbjes në derbin me Tiranën. Tashmë, diferenca me AF Elbasanin është vetëm një pikë. AF Elbasani do të luajë këtë javë në shtëpi ndaj Bylisit.
Ndërkohë, dy duele vendimtare për mbijetesën do të zhvillohen në Korçë dhe Durrës. Skënderbeu do të presë Tiranën, ndërsa në “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Laçin.
JAVA 34
Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025 15:30
Teuta – Laçi 12.04.2025 15:30
Skënderbeu – Tirana 12.04.2025 15:30
Partizani – Egnatia 12.04.2025 15:30
AF Elbasani – Bylis 12.04.2025 15:30