VIDEO/ Po festonin titullin kampion në fushën e Espanjolit, Fliku tërbohet dhe e dërgon ekipin në dhomën e zhveshjes

Barcelona është shpallur kampione e La Ligës 2 javë përpara përfundimit të kampionatit. Fititmi i titullit erdhi pikërisht në derbin kundër Espanjolit, të cilin e fituan me shifrat 0-2. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe pjesëtarë të stafit blaugrana nisën të festonin në fushë për suksesin e tyre.

Por diçka e tillë nuk i pëlqeu Hansi Flikut. Trajneri gjerman u nervozua dhe udhëroi menjëherë ekipin të ndërpriste festën dhe të hynte në dhomat e zhveshjes. Vetë Fliku ka zbuluar arsyen në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Ai ka kujtuar incidentin e ndodhur dy vite më parë. Në vitin 2023 Barcelona fitoi titullin kampion në stadiumin e Espanjolit dhe tifozët kundërshtarë mësynë në fushën e lojës. Për të shmangur përsëritjen e një incidenti të tillë, Fliku urdhëroi ekipin të festonte brenda ambienteve të stadiumit dhe jo përpara tifozerisë kundërshtare./Sport Ekspres/