Nuk kanë mjaftuar 90 minuta në “Air Albania” për të nxjerrë një fitues. Koha e rregullt mes Partizanit dhe Nome Kaljusë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, 0-0. “Demat e kuq” kishin shansin e artë për të mbyllur çështjen e kualifikimit në minutën e 79.
Skuka u rrëzua në zonë dhe arbitri nuk e mendoi dy herë për të sinjalizuar penallti. Skuka mori përsipër gjuajtjen e 11 metërshit, por nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë. Portieri arriti të kuptonte krahun dhe priti me sukses topin e goditur nga sulmuesi i Partizanit. Me rezultatin e mbetur 0-0, lojtarët do t’i drejtohen kohës shtesë për të përcaktuar se cili ekipi do të kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/