Pep Guardiola takon Armando Brojën pas ndeshjes dhe e përgëzon, sulmuesi shqiptar bie në Championship

Në mbrëmjen e sotme është luajtur përballja mes Burnley dhe Manchester City, e mbyllur në shifrat 0-1. Haland shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa Armando Broja, luajti për 10 minuta në fundin e takimit.

Shqiptari nuk pati shumë kontakt me topin, por me presingun e tij e vendosi në disa momente në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Pas përfundimit të takimit, Pep Guardiola ka takuar sulmuesin shqiptar duke e përgëzuar, por dëshpërimi nuk mund të fshihej. Pas kësaj humbje, Burnley ka rënë zyrtarisht në Championship për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/