Përmbysje e çmendur e Interit kundër Napolit, nga 0-2 e mbyllin rezultatin e ndeshjes në 3-2

Interi ka regjistruar një fitore spektakolare 3-2 ndaj Napolit në San Siro, në një nga ndeshjet më emocionuese të javës së tretë të Serie A. Zikaltërit u gjendën në disavantazh të dyfishtë, por treguan karakter të madh për të përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Napoli shpërtheu në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 50-të, Matteo Politano kaloi napolitanët në avantazh, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Rasmus Højlund dyfishoi shifrat pas asistimit të Giovanni Di Lorenzos.

Interi reagoi menjëherë dhe në minutën e 56-të Lautaro Martinez ngushtoi diferencën, duke rikthyer shpresën te vendasit.

Presioni i Interit vazhdoi dhe në minutën e 82-të Marcus Thuram realizoi golin e barazimit me kokë, duke ndezur plotësisht San Siron. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Lautaro Martinez u shfaq sërish në minutën e 91-të dhe realizoi golin e fitores.

Një përmbysje fantastike për Interin, që vazhdon sezonin me pikë të plota dhe merr një tjetër sinjal të fortë për objektivat e këtij sezoni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/