Plas keq te Interi! Lautaro i tregon derën lojtarëve te Interit, Marotta e plas hapur: E kishte për Calhanoglu

Edhe pse Interi konsiderohej nga shumë si favoriti i madh në ndeshjen e mbrëmshme, në fund klubi brazilian arriti të bënte një surprizë dhe pati një përballje më të lehtë se sa pritej me klubin nga Giuseppe Meazza.

Fluminense fitoi 2-0 në fund dhe u kualifikua në çerekfinale ku do të luajë kundër Al Hilal, i cili krijoi një tjetër befasi pasi klubi saudit mposhti Manchester Cityn 4-3 pas kohës shtesë. Pas humbjes së Interit, Lautaro Martinez ishte i pari që doli para kameras, duke kritikuar shokët e tij të ekipit dhe u bëri thirrje individëve që duan të largohen nga klubi ta bëjnë këtë menjëherë dhe të mos luajnë pa asnjë dëshirë dhe përpjekje.

Lautaro nuk përmendi askënd, por këtë e bëri presidenti i këtij klubi, Giuseppe Marotta, i cili e kritikoi ashpër Hakan Calhanoglu. “Lautaro nuk donte të përmendte emra, por unë do ta bëj. Ky mesazh ishte për Hakan Calhanoglu. Do të flasim me të dhe nëse ai dëshiron të largohet, askush në klub nuk do t’i shkaktojë probleme për këtë”, tha Marotta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/