Mile Svilar është diskutimi më i madh në Serbi tani. Portieri i Romës ishte grumbulluar më herët nga Kombëtarja e Serbisë dhe gjendej sërish në listën e fundit të publikuar nga trajneri Stojkovic, për ndeshjet miqësore kundër Rusinë dhe Qipron.
Por drejtori i Romës ka njoftuar përfaqësuesit e Serbisë duke i treguar se lojtari i tyre nuk dëshiron që të vijë në këto miqësore. Gjithashtu ai shpjegoi se Svilar është i pakënaqur dhe kërkon që të ndryshojë Kombëtare. Sipas të gjitha gjasave, Svilar do të kërkojë rikthimin te Belgjika, pasi i ka përfaqësuar më herët te grupmoshat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/