Portugalia i lutet Kristiano Ronaldos që mos ta mbyll me Kombëtaren, vendoset një takim me yllin e tyre

Federata Portugeze e Futbollit po punon për të rikthyer qetësinë dhe për të rregulluar marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon, pas largimit dramatik të yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas asaj që raporton MARCA, palët pritet të zhvillojnë një takim javën e ardhshme, me miratimin e Ronaldos. Qëllimi është të gjendet një zgjidhje dhe të rikthehet harmonia mes të gjitha palëve, përfshirë edhe trajnerin Jorge Jesus.

Federata Portugeze nuk dëshiron që karriera ndërkombëtare e Ronaldos të përfundojë në këtë mënyrë. Përfaqësuesit e saj besojnë se kapiteni dhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e futbollit portugez meriton një lamtumirë që i përshtatet madhështisë së karrierës së tij.

Tensionet e fundit kanë krijuar pasiguri rreth të ardhmes së Ronaldos me Portugalinë, por federata shpreson që takimi i javës së ardhshme të shërbejë si një mundësi për pajtim.

Synimi është që situata të zgjidhet me respekt dhe dinjitet, duke i dhënë Ronaldos mundësinë për të mbyllur kapitullin e tij me kombëtaren në mënyrën që meriton. /Sport Ekspres/