Presidenti i klubit italian është i bindur: Shpendi do të jetë shumë i kërkuar në Serinë A

Fabricio Korsi ka analizuar sezonin e Empolit gjatë intervistës së tij në “Toscana del Futuro” në “Radio Bruno”. Presidenti i klubit toska ka mbetur i kënaqur me arritjen e mbijetesës në Serinë Ba, ndërsa ka theksuar se në ekip janë disa elemente që do të jetë mjaft të kërkuar në merkaton e verës. Një ndër ta është edhe Stiven Shpendi, i cili ishte vendimtar me golat e tij. Korsi ka thënë se për të do të ketë kërkesa edhe nga Serie A, por dëshira e klubit është ta mbajë në ekip edhe në sezonin e ri.

“Janë tre ose katër lojtarë që do të jenë të kërkuar, madje edhe nga divizionet më të larta. Shpendi? Ai është tashmë vendimtar dhe ende ka vend për përmirësim. Mendoj se ai mund të jetë tashmë i kërkuar në Serie A. Do të donim ta shijonim atë për një vit tjetër, pastaj do të shqyrtojmë edhe kushtet financiare, të cilat janë thelbësore për ne”, është shprehur Fabricio Korsi./Sport Ekspres/