Pritjes i erdhi fundi. Armando Broja duket se ka arritur formën e duhur fizike për të zbritur në fushën e lojës. Trajneri i Burney-t ka vendosur ta hedhë në fushë nga minuta e parë përballë Derby-t. Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe është e vlefshme për FA Cup. Kjo do të jetë ndeshja e parë që Broja do të luajë në këtë sezon të ri.
Megjithëse sulmuesi shqiptar vendosi t’i bashkohej Burnley-t që në fillim të muajit gusht, ai humbi dy përballjet e para në Premier League. Trajneri i Burnley-t shpjegoi se vendosi ta linte Brojën në tribunë për shkak se nuk ishte në gjendjen e duhur fizike për të përballuar një kampionat si ai anglez. Por ky problem tashmë i përket të shkuarës, pasi lojtari i Kombëtares kuqezi do të debutojë sot në fushën e lojës, ku duhet të dëshmojë se meriton vendin e titullarit në majën e sulmit të Burnley-t./Sport Ekspres/
Presenting your starting line-up ? pic.twitter.com/O5ehGRZLhu
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) August 26, 2025