Qazim Laçi shkëlqen në Europë, renditet mes më të mirëve në Europa League

Qazim Laçi shkëlqen në Europë, renditet mes më të mirëve në Europa League

Qazim Laçi ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa League. Sparta e Pragës mposhti pastër 1-3 Arisin e Limasolit në transfertë. Protagonist në këtë takim ishte edhe mesfushori shqiptar.

Laçi dha një asist mjaft të bukur në rastin e golit të tretë të Spartës. Lojtari kuqezi ka zhvilluar gjithashtu një nivel të lartë loje, duke u vlerësuar me notën 8.6 nga “Sofascore”. Po i njëjti aplikacion e ka renditur emrin e tij në formacionin më të të mirë të raundit në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/