Reali i Madridit ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 3-2 falë golit të shënuar nga Bellinghemi në minutën e 91-të. Por ndeshja prodhoi mjaft raste të dyshimta, të cilat mund të kishin bërë që fitorja të anonte në anën e Barcelonës. Karlo Ançeloti ka thënë pas ndeshjes se rasti kur lojtarët e Barcelonës pretenduan se topi e kaloi vijën fatale nuk ishte gol. Ai gjithashtu shpjegon se u ka kërkuar sulmuesëve të mbrojnë për ekipin.
“Viniciusit nuk i pëlqeu zëvendësimi. Donte të vazhdonte të luante. Por sforcimi që kanë bërë, mbi të gjitha sulmuesit, ka qenë e jashtëzakonshme, duke pasur para sysh edhe ndeshjen e kaluar. I kemi kërkuar të mbrojnë dhe të punojnë për ekipin, por janë ata që bëjnë distancatat më të shumta në shpejtësi dhe kjo shpenzon shumë energji. E kuptoj që donte të vazhdonte, por ishte e nevojshme të fusja këmbë të freskëta. Ai ishte i rregullt goli i Barcelonës? Besoj se goli nuk ishte gol, sepse nuk ka një pamje të qartë ku duhet që ka hyrë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/