Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit për arsye marketingu, pas 70 vitesh nuk do të quhet Santiago Bernabeu

Pas 70 vitesh, Real Madrid ka vendosur të ndryshojë emrin e stadiumit. Për arsye marketingu, drejtuesit e klubit kanë vendosur të zëvendësojnë emrin aktual ‘Santiago Bernabeu’ me thjesht ‘Bernabeu’.

Konfirmimi i ndryshimit të emrit do të pasojë në ditët në vijim dhe gjatë historisë ky do të jetë emri i tretë i stadiumit të famshëm. Ai u hap në vitin 1947 si ‘Stadiumi i Real Madridit’. Ai mbante këtë emër deri në vitin 1955 kur drejtuesit vendosën t’i vinin emrin e të madhit të klubit, Santiago Bernabeu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/