E ardhmja e Rodrit është vendosur. Mesfushori spanjoll do të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm. Kampioni i Botës i ka thënë “po” Barcelonës, e cila tashmë ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Mançester Sitin.
Pas dy ofertave të refuzuara, “qytetarët” kanë pranuar shifrën prej 65.4 milionë paundësh. Sipas “Sky Sports”, kjo vlerë i ka bindur drejtuesit e klubit anglez për të shtërnguar duart me drejtuesit e Barcelonës. Tashmë gjithçka është e kryer dhe e vetmja gjë që pritet është zyrtarizimi./Sport Ekspres/