Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë “Globe Soccer”. Sulmuesi i Al Nassr-it u shpreh se kampionati arab është më i fortë se ai francez. Madje i sfidoi dyshuesit të provonin të luanin në temeraturat mbi 38 gradë celcius.
Por sot ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Ligue 1. Përmes faqes zyrtare, liga e parë e Francës i ka kthyer kusurin Ronaldos me… Lionel Messi-n. Ligue 1 ka shpërndarë një foto të argjentinasit me Kupën e Botës të fituar në Katar, teksa shkruan: “Messi duke luajtur në 38 gradë”./Sport Ekspres/
Leo Messi jugando con 38 grados ???? pic.twitter.com/2AWglqm8zk
— Ligue 1 Español (@Ligue1_ESP) December 28, 2024