Ronaldo nuk i beson syve, skuadra e tij shkatërrohet me goleadë në Champions-in e Azisë

Al Nassr-i e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme edicionin e ri të Champions League-s së Azisë. Verdheblutë janë mposhtur me goleadë nga Al Aini. Ronaldo nuk i besonte syve teksa shihte skuadrën e tij të shkatërrohej me rezultatin 4-0.

Ylli portugez i shkoi pranë golit në minutat e fundit, por gjuajtja e tij nga goditja e dënimit u ndal nga shtylla. Ndërkohë, Ronaldo nuk i shpëtoi as nervozizmit në fushën e lojës, ku pati edhe shpërthime në britma ndaj arbitrit./Sport Ekspres/