Egnatia ka marrë një fitore shumë të vështirë në transfertë ndaj Vorës. Ekipi kampion i Superiores fitoi në shifrat 0-1 ndaj një skuadre që po bënte mirë në nisjen e këtij kampionati.
Goli i parë dhe i vetëm i takimit u shënua nga Ruçi në minutën e 17. Pas një harkimi të bukur nga krahu i majtë, Ruçi kërceu mbi kundërshtarin dhe dërgoi topin në rrjetë. Një tjetër humbje që ul akoma më shumë Vorën në renditje dhe i kujton objektivin real në këtë sezon, mbijetesën, ndërsa Egnatia kap Vllazninë në vendin e parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/