“Sapo më thanë që barazoi edhe Partizani, morëm një pikë të shenjtë”, Tetova përgëzon rivalin: Teuta na bllokoi në pjesën e parë

“Sapo më thanë që barazoi edhe Partizani, morëm një pikë të shenjtë”, Tetova përgëzon rivalin: Teuta na bllokoi në pjesën e parë

Java e 16 e “Abissnet Superiore”-s është mbyllur me dy barazime. Teuta ka ndalur Egnatian në “Niko Dovana”, teksa ndeshja përfundoi me shifrat 2-2. Në krahun tjetër, Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Skënderbeut. Egnatia vijon të kryesojë tabelën e renditjes me tre pikë më tepër se Partizani i vendit të dytë. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët përkatës kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Tetova (Egnatia): “Pjesa e parë ishte për Teutën. Na kishin bllokuar. Nuk ishim mirë në manovrën për të njerrë topin nga mbrojtja. Kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Në pjesën e dytë ndërrua skemën dhe gjithçka shkoi mirë. Ka episode loja, siç ishte ai episodi i penalltisë. Ajo që shfaqi skuadra ishte shpirti i madh i gjithë lojtarëve. Nuk kemi pasur oshilacione në qarkullimin e topit, atë e kemi pikë të fortë. Sapo më thanë tani që ka barazuar edhe Partizani. Më vjen mirë që nuk humbëm dhe ruajmë pozicionin. Ishte një pikë e shenjtë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/