Shumë trajnerë të njohur evropianë janë të lidhur me kalimin në Arabinë Saudite dhe ky vend po zgjerohet vërtet kur bëhet fjalë për futbollin. Ka shumë para dhe arabët e pasur po bëjnë gjithçka për të tërhequr yje të mëdhenj, lojtarë dhe trajnerë, që të vijnë në vendin e tyre.
Gazetarët e pyetën trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri nëse do të shkonte edhe ai në Arabinë Saudite. Sarri, i njohur si duhanpirës i zjarrtë, nuk zgjedh as vend e as kohë për të ‘ndezur’ puro, ndaj vendosi të bënte shaka.
“Trajner në Arabinë Saudite? A mund të pi duhan atje? Më pas do të shohim”, tha trajneri i Lazios, i cili po bën shumë mirë këtë sezon. Skuadra e tij është në vendin e dytë në Serie A dhe shumë merita i ka Sarri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/